Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kuvendi i Serbisë s’ka nevojë për seancë parlamentare për të diskutuar propozimin evropian për dialogun, pasi, siç ka thënë ai, asgjë nuk është nënshkruar.
“E kam thënë publikisht dhe qartë disa herë se është shumë e rëndësishme që presidenti Vuçiq është treguar burrështetas, ka shfaqur vendosmëri e mençuri për të mos e vendosur Serbinë në një pozicion në të cilin do të fajësohej për dështime në dialog, të pranojë që të punohet në implementim, me përjashtim të atyre për të cilat ka thënë qartë se për të dhe Serbinë janë të papranueshme”, ka thënë Daçiq për “Politika”.
Po ashtu, Daçiq ka thënë se Vuçiqi tashmë ka folur para parlamentit serb për këtë çështje.