Daçiq: Është koha që Kurti të përcaktohet nëse do ta bëjë Asociacionin

 

Kryediplomati serb Ivica Daçiq tha se është koha që sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti të përcaktohet nëse dëshiron apo nuk dëshiron ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në vend të normalizimit, kemi përshkallëzim të mëtejshëm. Kemi ardhur në atë pikë që maskat duhet të hiqen – a do të formojë Kurti Asociacionin apo jo?” , tha ai në TV Pink.

“Nëse Kurti nuk dëshiron ta bëjë këtë, atëherë”, thotë ai,” vlen edhe ajo që ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq – se ne nuk jemi marrë vesh për asgjë, dhe nëse dëshiron ta formojë Asociacionin, atëherë duhet parë se mbi çfarë baze do të jetë kjo”, transmeton Klankosova.

“Ka zëvendësuar ilegalisht Ekipin Menaxhues dhe po mendon për veprime të njëanshme, si t’i futë kryetarët në zyrat e veriut, por serbët nuk do ta lejojnë atë”, tha Daçiq.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *