“Një çift udhëtarësh kanë zbuluar një parajsë të fshehtë”. Kështu nis artikulli i “Daily Mail” i cili përshkruan bukuritë të Fshatit bregdetar, Dhërmiut. Ky i fundit cilësohet si perla e fshehur e Evropës.
Ndërsa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë të Greqisë dhe Italisë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar, që është cilësuar si një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit.
Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilin e quajtën të nënvlerësuar dhe ”Balin evropian”.
Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë në jug të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare mahnitëse të mbushur me bare plazhi dhe resorte të jashtëzakonshme.
Ndodhen dy seksione, gjysma e sipërme, ku shtrihet qyteti i vjetër, ndërsa gjysma e poshtme është vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.
Ndërsa temperaturat kanë filluar të bien në Australi, Shqipëria po hyn tashmë në muajt e saj të verës duke e bërë atë një destinacion perfekt për t’u larguar nga i ftohti dimëror.