Videoja e mëposhtme tregon momentin e aksidentit te Kryeministria. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Priza.al, shihet çifti i të rinjëve që po bisedonin në trotuar dhe më pas nisen për të ikur nga aty.
Por papritur makina u del para dhe i përplas të dy. Djali përfundon mbi trotuar por ngrihet shpejt dhe shkon te vajza e përplasur më rëndë.
Ndërkohë që pas pak sekondash del dhe drejtuesi i mjetit nga makina dhe shtrihet në tokë duke vendosur duart në kokë.