Dalin detaje të reja nga arrestimi i supermashtruesit turk/ Ozer ishte në shoqërinë e 5 personave, vetëm njëri u arrestua

Arrestimi i të shumëkërkuarit turk Faruk Fatih Ozer në një vilë luksoze në Drimadhas solli reagime të shumta pasi kishim të bënim me një supermashtrues ndërkombëtar. Gjatë ditës së sotme kanë dalë detaje të reja nga ndalimi i tij.

U bë me dije se në momentin e arrestimit të tij, në të njëjtin ambient ndodheshin dhe 5 persona të tjerë, ku katër prej tyre 2 djem dhe dy vajza, nuk janë arrestuar,.

U raportua se për shtetasit të cilët ndodheshin nën shoqërinë e bosit turk të kriptomonedhave nuk ka patur elementë që i implikonin, kjo ka qenë dhe arsyeja e mos shoqërimit të tyre.

Aksioni për kapjen e bosit turk u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *