Dalin detaje të reja nga hetimet/ Misteri i atentatit ndaj kushërinjve që tronditi Lezhën

Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në dalje të Lezhës ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Blerim Preçit dhe kushëririt të tij Klisman Preçi që ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz Ml”.

Ka qenë një automjet tip “Audi” që u ka kaluar anash dhe njëri nga pasagjerët ka qëlluar disa herë me pistoletë. Në ato momente Blerim Preçi është hedhur nga makina e cila ka bërë disa metra për inerci dhe më pas ka ndaluar.

Pa besuar që ka shpëtuar paq, Blerim Preçi u është drejtuar dëshmitarëve: “A kam ndonjë plumb kun?” Të pranishmit e këshillojnë që të shkojë në një lokal aty pranë dhe të njoftojë ambulancën dhe policinë.

Burime nga policia lokale i thanë lapsi.al se janë shoqëruar rreth 10 persona që kanë parë ngjarjen, por nga dëshmitë e tyrë nuk ka pasur shumë detaje të vlefshme. Edhe 2 personat që ishin shënjestër e atentatit nuk kanë ndihmuar shumë hetimet.

Blerim dhe Klisman Preçi kanë thënë se nuk kanë konflikte dhe asnjë të dyshuar për ngjarjen. Blerim Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika. Në vendin tonë nuk ka precedentë penalë, por hetuesit janë përqendruar te aktiviteti i tij brenda dhe jashtë vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *