Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë pasditë në liqenin e Prushit në Tiranë, ku janë mbytur dy fëmijë të mitur.
Mësohet së në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh, ku 4 kanë dalë nga uji ndërsa 2 të tjerë jo.
Polumbarët e RENEA- kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të të miturve. Ndërkohë, priten edhe prindërit për të marrë të dhëna mbi viktimat, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Dyshohet se të miturit janë nga zona e Kombinatit.