Dalin fotot dhe detajet/ Ivanka Trump ka vizituar Shqipërinë në muajin korrik, shoqërohej nga presidenti i PSG-së

Eksperti i turizmit, Auron Tare, ka zbuluar se këtë verë vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump ka vizituar Shqipërinë. Në emisionin “Opinion”, Tare tha se Ivanka Trump ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së. Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

PJESE NGA BISEDA

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *