Dalin pamjet e arrestimit të autorëve të grabitjes së bankës, momenti kur polici nxjerr armën nga uji

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”.

Ky është momenti kur arrestohen autorët e grabitjes së bankës në Koplik, Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj të Malësisë së Madhe.

Në pamjet  shfaqet dhe momenti kur efeltivi nxjerr nga uji armën kallashnikov që është përdorur gjatë grabitjes nga autorët.

Gjatë këtij operacioni u zbardh ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik të Malësisë së Madhe. Gjithashtu u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *