Ditën e sotme po zhvillohet takimi mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e ‘Open Balkan’; Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në momentin e fundit është shtuar dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Ai darkoi mbrëmjen e djeshme me presidentin serb Vuçiç, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov. Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, në vend të tij i pranishëm në Beograd është zëvendësi i tij.
Këto janë momentet para samitit të “Open Balkan” që po mbahet në Beograd, takimi i gjashtë i kësaj nisme rajonale.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pret dy liderët e tjerë, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Më pas mbërrin Dimitrov e më tej Rama, teksa tre liderët shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.
https://streamable.com/86pob6