Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj. Mësohet se nga kjo përplasje ka humbur jetën një person.
Personi i cili u vra me armë zjarri është Gazmend Hyseni 30-vjeç.
Motivet e kësaj vrasje nuk bëhen ende të ditura.
Bëhet e ditur se viktima dhe dorasi deri kohëve të fundit kanë qenë shokë.
Viktima me inicialet G.H kohëve të fundit kishte pasur miqësi me reperin Fero gjithashtu.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dorasin e ka plagosur në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti ishte drejtuar me armë kah zyrtarët policorë.
Autori i ngjarjes është vëllai i reperit te njohur Buta.
Vëllai i këngëtarit Buta dyshohet se e vrau mbrëmë shokun e tij me iniciale G.H pic.twitter.com/fSiuVb94HP
— Nacionale (@Nacionaleks) May 28, 2022