Rëndohet bilanci nga aksidenti i ndodhur pak çaste më parë në bypasin e Orikum-Kaninë, në Vlorë. Mësohet se ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri që ndodhej me të. Policia ka njoftuar se pasagjeri kishte mbetur nën inerte.
Njoftimi i paraprak i policisë:Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.