Policia spanjolle ka zbarkuar në Elbasan në një operacion të konsideruar “top sekret”.
Burime për median bëjnë me dije se në këtë aksion policia spanjolle në bashkëpunim me atë shqiptare, kanë sekuestruar një call-center.
Mësohet se janë dhënë disa urdhër-arrestet për shtetas të huaj, pasi ishin bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.
Sakaq janë bërë publike dhe pamjet e para të këtij aksioni ndërkombëtar.