Dalin pamjet rrëqethëse nga aksidenti ku humbi jetën 3-vjeçari! Po shkonin në farmaci, këmbësorja i preu rrugën! Nëna erdhi nga Suedia për pushime me djalin dhe 2 vajzat

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e një 3-vjeçari sot në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, ku drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford” kishte ardhur në Shqipëria nga Suedia për të bërë pushimet.

E reja kishte dalë për të shkuar bashkë me të birin në një farmaci, por para i ka prerë rrugën një grua. Për të shmangur përplasjen me të, e reja ka devijuar rrugën e makinës dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për të dalë më pas nga rruga fare, duke përfunduar në arë. Nga përplasja, i mituri arriti që të mbijetonte, por ndërroi jetë në spital.”

38-vjeçarja që gjithashtu ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjake, vetëm 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *