Paraditen e sotme do të dalin para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë dy të arrestuarit për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.
I pari është Dritan Nano, që akuzohet si porositës i dhunës ndaj avokatit për shkak të konfliktit sepse nuk respektoi kontratën për pagesën kundrejt Mëngjesit pasi fitoi gjyqin për pronat tek zona e liqenit.
I dyti është Dorian Alia një nga katër personat që mori pjesë në goditjen e avokatit. Alia u dorëzua vetë duke deklaruar se ishte Nano që e organizoi.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.
Ende në kërkim janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Gjendja e avokatit paraqitet mjaft e rëndë në spitalin e Traumës për shkak të goditjeve që mori në kokë.