Janë publikuar rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore për vitin 2021. Edhe në këto provime nuk mungojnë ngelësat, dhe dhjetën absolute e kanë marrë vetëm 231 maturantë.
Sipas grafikës së shpëndarjes së notave, 3248 maturantë kanë marrë nga nota 4-5. Nga nota 5 deri në notën 9.99 janë 29 mijë e 243 maturantë. Ngelës janë 1 mijë e 886 nxënës.
Maturantët kanë zhvilluar 4 provime, 3 të detyrueshme, Anglishten, Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe, Matematikën si dhe lëndën me zgjedhje. Kanë qenë 34 mijë maturantë që i janë nënshtruar provimeve këtë vit. Tashmë pritet që ata të konkurojnë për në universitet.
/Priza.al/