Dalin rezultatet e testit të Matematikës/ Ministrja Kushi: 1.820 maturantë kanë marrë notën 10

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e testit të Matematikës për Maturën Shtetërore.

Përmes një shkrimi në rrjetin e saj social, Kushi ka njoftuar se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Ndërkohë, ajo thekson se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

PUBLIKIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI:

Të dashur maturantë,

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

Klikoni këtu për rezultatet

rezultatet: http://qsha.gov.al/infos/matura_2021/d2/rezultate_d2_2021.pdf

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *