Dalin sot para gjykatës dy efektivët e Tiranës/ Njëri vrau kolegun, tjetri në gjendje të dehur plagosi një person në lokal

Këtë të enjte Gjykata Tiranës pritet të marrë vendimin në lidhje me masat e sigurisë, ndaj efektivit të FNSH-së Lutfi Gjyla, i akuzuar për plagosje të rëndë.

Gjyla në gjendje të dehur pranë një lokali në Kombinat, plagosi një 60-vjeçar.

Ai do dalë i pari përpara gjykatës për tu njohur me akuzat, ndërsa pas tij, gjykata do vlerësojë masën ndaj efektivit të komisariatit nr 3, Ludian Zaimit.

Zaimi akuzohet për vrasjen e kolegut Caush Saliasi. Seanca ndaj tyre do filloijë ne orën 11:00 dhe do vlerësohet nga gjyqtari Sokol Pasho.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *