Dalin sot para gjykatës shtatë pedagogët e Elbasanit

Ditën e sotme do të dalin në orën 09:30 para gjykatës shtatë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan pasi akuzohen se merrnin para për provime gjatë sezonit të vjeshtës. Pas një hetimi disa mujor u konstatua se pedagogët vendosnin nota kaluese kundrejt ryshfetit.

Pedagogët janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. Gjithashtu në burg është edhe sekseri Gazmend Hodaj.

Prokuroria ka sekuestruar materiale si para, fëletë votimi, biseda telefonike, si dhe iu janë sekuestruar edhe telefonat e pedagogëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *