Juria shqiptare i ka dhënë Italisë, 12 pikët maksimale në votimin e Eurovision 2022.
Në prezantimin e pikëve nga Andri Xhahu i RTSH-së, rezulton se kënga italiane “Brividi” të Mahmood & Blanco ka marrë numrin më të madh të votave nga Juria jonë.
Në vend të dytë të festivalit europian që u zhvillua në Torino të Italisë, nga juria shqiptare u rendit Britania e cila mori 10 pikë dhe në vend të tretë Suedia me 8 pikë, ndërsa Ukraina u votua e katërta nga Juria, që përbëhej nga Aulon Naçi
Ermira Alliu, Kamela Islamaj, Marsela çibukaj, dhe Roberto radoja. Juria shqiptare nuk i dha asnjë pikë Serbisë.
Ndërsa publiku shqiptar sipas të dhënave zyrtare, e ka vlerësuar Greqinë me pikë maksimale 12, Ukrainen me 10 dhe Italinë me 8 pikë. Serbia u votua nga shqiptarët me 3 pikë.
Priza.al ju sjell më poshtë tabelën zyrtare nga Eurovizioni:
- Italia 12
- Britani 10
- Suedia 8
- Ukraine 7
- Holande 6
- Spanje 5
- Armeni 4
- Azerbaixhan 3
- Belgjikë 2
- Portugali 1