Dalina Buzi flet për Bora Zemanin: I thashë personalisht se…

Spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars” u prit me padurim nga pubiku pas rikthimit pas shumë vitesh në ekran. Në natën e parë të spektaklit u komentua jo pak edhe moderatorja Bora Zemani, të cilën e pamë duke prezantuar një program live, ndryshe nga “Për’puthen”, i cili ishte një program i regjistruar. Së fundmi, anëtarja e jurisë Dalina Buzi, është pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”

Dalina shkruan se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thënë personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen show-n tek vetja. Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- shkruan Dalina.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *