Mbrëmjen e së martës, nga shtëpia e Big Brother VIP Albania doli aktori Amos Muji Zaharia. Ky i fundit krijoi një marrëdhënie të ngushtë me DeaMichel dhe ruajti miqësinë e krijuar jashtë shtëpisë me aktoren Olta Gixhari. Pikërisht ky fakt ka ‘trazuar ujrat’ në shtëpinë e BBV.
Dea akuzoi Gixharin se përlotja pas daljes së Amosit nga shtëpia ishte aktrim. Por debatet përfshinë edhe ngjarje të mëparshme. Sipas Oltës, Dea kishte dëmtuar aktorin në lojën e tij në shtëpinë e Big Brother-it.
Olta: Ne kemi folur dhe kemi gjetur paqe me njëra tjetrën. Nuk u mërzita vetëm se më akuzoi qarjen time teatrale. Unë u mërzita për cdo gjë që më tha pas.
Dea: Unë me Oltën kemi folur shumë herë dhe un i kam kërkuar ndjesë për akuzën që i kam bërë për të qarën. Kur bëhem shumë emocionale bëhem dhe jo racionale. Nuk dua të gjykoj ndjenjat e njerëzve. Për pjesen tjetër kam pasur dryshime për lojën e Oltës. Amos ishte një pikë që mua dhe Oltën na bashkonte. Dyshimet e mia për Oltën u shtuan ne drekë, kur ajo kishte biseduar me Luizin. Unë Oltës ja thashë që miqësia jonë mund të vazhdojë jashtë sepse kemi pika të përbashkëta, por jo në lojë. Nuk mund të jem aleate e saj. Për atë është më e rëndësishme loja se mardhëniet me njerëzit.
Gjatë spektaktit u shfaq edhe video e mëposhtme ku tregohen të gjitha polemikat mes dy banoreve përgjatë ditëve.