Belinda Balluku, Ministria e Infrastrukturës e Energjetikës ka folur ndër të tjera për krizën e energjisë. Ashtu si dhe parafolësja e saj Elisa Spiropali, ka folur për planin e qeverisë Rama, duke përfshirë ndihmën për pensionistë, çmimet e ushqimeve të shportës por edhe të kizës në botë në lidhje me furnizimin me naftë.
“Pjesa më e prekur nga lufta, është energjia. Ne dimë vetëm se qeveria Rama, nëpërmjet paketës së rezistencës të mbrojë qytetarët. Atëherë kur opozita thoshte se kjo është një gënjeshtër, ndërsa sot nuk mohohet si fakt. Nuk ka ndryshuar asnjë qindarkë. Nëse do dilni në treg do blinit me 40 lekë, ndërsa ju e paguani me 18 lekë”, tha ajo.
Sakaq, Balluku tha se çmimi është një krizë e rëndë dhe padyshim që këtë po e vuajnë të gjithë sektorët, por kjo krizë do të menaxhohet ashtu siç ata dinë. Ajo që duhet të bëjnë qytetarët është ta mirëkuptojnë qeverinë
“Çmimi është një situatë e rëndë. Sot po vuajnë të gjithë sektorët. Gjeni një mënyrë si të bashkëpunoni. Jemi këtu duke pritu akuza, duke na harxhuar kohë në vend që të sqarojmë qytetarët. Një volum i rëndësishëm turistësh do të vijnë në Shqipëri, për të na dhënë një dorë. Ne do menaxhojmë krizën siç dimë ne. Sot duhet të mirëkuptojmë qeverinë”, shton Balluku.