Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, pas shpalljes së rezultateve fituese në bashkinë Elbasan, ka dalë përkrahë Gledian Llatjas, duke thënë se rezultati është i qartë edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat.
Sipas tij, fitorja e Elbasanit është një nga fitoret më të mëdha e më historike për Partinë Socialiste.
“Vërtet rezultati nuk ka përfunduar se janë edhe 70 e ca qendra votimi të pa përmbledhura, por imagjinoni me mbi 70 qendra votimi pa u hedhur, ne jemi mbi 4000 vota para. Kemi realizuar një nga fitoret më historike në qytetin e Elbasanit. Ne kishim kandidatin më të mirë dhe ekipin më të mirë. Garën e bëmë kot se elbasanllinjtë e kishin të ndarë mendjen e tyre. Ne kemi bërë fushatën më të qetë dhe më të bukur në Elbasan, ju ditët të dalloni se kush e projekton paqen dhe progresin. Këtë fitore e meritoni të gjithë”, tha Damian Gjiknuri.