Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e Ramazan (Dan) Hutrës, ishte një nga objektivat që donte të ekzekutonte, por ajo mbeti e plagosur nga të shtënat me armë që 40-vjeçari zbrazi në banesën në Paskuqan.
Kur Hutra ka mësuar nga policia se Elena ishte e plagosur ka thënë: “Po më ngel peng që nuk e vrava, pasi më ka tradhëtuar dhe ajo nuk pranonte të bënte ADN-në e fëmijës”.
Ai ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve për ngjarjet e rënda të ndodhur ditën e djeshme në Paskuqan dhe Kamzë.
40-vjeçari ka thënë se planin e kishte përgatitur dhe se do të vriste 4 persona. Ai deklaroi se donte të vriste të dashurën në Astir pasi i kishte borxh 80 mijë euro, por në atë moment në dyqanin e saj u futën edhe njerëz të tjerë.
Në lidhje me vrasjet në Paskuqan te banesa e familjes Hysa, Hutra ka thënë se donte të vriste ish-vjehrrin, por ky u fundit nuk ishte aty, ndaj qëlloi ndaj grave.
Objektivë të tij, ishin edhe dy vëllezërit e Vladimir Kurtit, armikut të tij në burg, por i ekzekutoi të motrën Etleva Kurti në banesë