Dan Hutra nga burgu: Po të isha psikopat do të kisha vrarë edhe…

Vrasësi i tre grave, Dan Hutra, ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë një test psikologjik për shëndetin e tij mendor. Në një intervistë me telefon nga burgu për emisionin Uniko, Hutra tha se nëse do të ishte “psikopat”, atëherë do të vriste në rrugë njerëz të pafajshëm.

Pjesë nga intervista: 

Dan Hutra: Si u mor për bazë dëshmia e Alketës pa një dëshmitar, pa dhunën fizike, pa kurrgjë. Ku janë fotot nëse ka patur dhunë fizike. Pse nuk u mor në pyetje me një psikolog? Po ajo është me të meta mendore Alketa.

E nxorre me të meta mendore pasi u fejove dhe qëndrove 22 ditë se kjo s’ka kuptim?

Dan Hutra: Nuk njihet njeriu, njeriu është pus i thellë.

Ke ekspertizë për këtë që është me të meta mendore siç thua për atë që ku i ka fotot? Ke ekspertizë?

Dan Hutra: Jo, ekspertizë nuk kam. Merre çoje te psikologu, testoje dhe shikoje.

Po nuk ke prova që është me të meta mendore se është shumë e rëndë.

Dan Hutra: Një njeri normal duke patur derën hapur dhe duke qenë vetë në shtëpi, del e kapërcen llamarinat, unë nuk mund ta quaj njeri normal atë.

Edhe për ty thonë që është psikopat por nuk kemi letra ta provojmë këtë gjë.

Dan Hutra: Bukur. Unë jam i gatshëm që sot të kryej një test psikologjie dhe në rast se unë do isha psikopat atëherë unë do kisha vrarë njerëz rrugës, të pafajshëm, unë do kisha vrarë policinë kur kanë ardhur të më arrestojnë se i kam patur në pëllëmbë të dorës dhe e kam ulur grykën e kallashit dhe kam thënë këta janë të pafajshëm, këta janë duke punuar për shtetin dhe shyqyr që ekziston policia që mbron familjet tona./TvKlan

“Kisha 22 ditë që e njihja, ajo ishte 45 ditëshe shtatzënë” Dan Hutra ‘rrëfehet’ nga burgu: Nuk dua të justifikohem por…


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *