Lojtarët danezë do të udhëtojnë drejt Katarit për Kupën e Botës pa familjet e tyre, njoftuan mediat lokale të martën. Federata Daneze e Futbollit (DBU) dëshiron të minimizojë aktivitetet në vendin arab për të protestuar kundër historisë së të drejtave të njeriut në atë vend.
“Ne nuk duam të ndihmojmë në krijimin e fitimeve për Katarin,”- tha menaxheri i komunikimit të DBU Jakob Hoyer për gazetën Ekstra Bladet. “Prandaj ne kemi reduktuar sa më shumë aktivitetet tona të udhëtimit. Në finalet e mëparshme (finalet e Kupës së Botës) gratë dhe të dashurat e lojtarëve kanë udhëtuar me bordin, por siç thashë ne i anuluam ato udhëtime për këto finale”.
FA daneze gjithashtu ka reduktuar udhëtimin në Katar për anëtarët e bordit të saj, raportuan mediat lokale javën e kaluar. Secili prej tyre do të jetë në gjendje të ndjekë vetëm një ndeshje të Danimarkës, ndërsa jo më shumë se dy anëtarë të bordit mund të ndjekin ndonjë nga ndeshjet e tyre.