Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e grupit D mes Danimarkës dhe Tunizisë.
Minutat e para nisën qetë me skuadrat që studionin njëra-tjetrën duke mos rrezikuar shumë. “Shkëndija” e parë e takimit erdhi në minutën e 13, teksa tunizianët provuan duke krijuar iluzionin e golit, me Kristensen që devijoi topin duke e dërguar në goditje këndi.
Ndërkohë Danimarka provoi kundërpërgjigjet me disa tentativa, por rezultatuan të pasakta përpara portës. Në minutën e 23, Tunizia tundi rrjetën me Jebali, por arbitri anësor ngriti flamurin lart për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 43, Tunizia humbi një rast flagrant për shënim. Sulmuesi Jebali shpërdoroi golin e sigurt, vetëm 5 metra larg portës.
Në minutat e mbetura të fraksionit të parë të lojës, të dyja skuadrat provuan kundërsulmin për të gjetur golin e parë të ndeshjes por pa sukses.
Në 45 minutat e dyta, të besuarit e Julmand tentuan me anë të cilësive individuale të disa futbollistëve si Eriksen apo Kornelius, po pa mundur dot të shënonin. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me skuadrat që duhet të kënaqen me një pikë.