Danimarka kërkon të deportojë azilkërkuesit, BE kundër ligjit që prek emigrantët

“Ndesh me vlerat evropiane”. Me këto fjalë disa euro-deputetë përshkruan ligjin për emigracionin, të miratuar nga qeveria social-demokrate daneze.

Ligji planifikon t’i dërgojë azilkërkuesit në vende partnere jashtë BE-së, ndërsa kërkesa e tyre shqyrtohet. Por ai nuk ka nisur së zbatuari, pasi Danimarka s’ka gjetur ende një partner.

Gjatë vizitës në Parlamentin Evropian, ministri danez për Emigracionin, me prejardhje afrikane, tha se, vendi nuk mund t’i përballojë problemet e shumta të lidhura me fenomenin.

Për euro-deputetët, kjo për Danimarkën mund të jetë një shmangie nga përgjegjësia, për njerëzit që ikin nga luftërat.

Në të njëjtën kohë, Danimarka po u heq lejet e qëndrimit sirianëve, me argumentin se Siria, është tashmë “vend i sigurt”.

Propozimi është mbështetur vetëm nga e djathta ekstreme, ndërsa PPE u shpreh në dyshim. E majta ndërkohë e refuzoi.

Edhe UNHCR dhe Komisioni Evropian, janë shprehur kundër ligjit danez.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *