Romelu Lukaku ka njoftuar se në ndeshjen që do të zhvillohet sot mes Blegjikës dhe Danimarkës, futbollistët do të gjuajnë topin jashtë fushe dhe do të duartrokasin për Christian Eriksen, i cili ndodhet ende i shtruar në spital.
Eriksen, u rrëzua në fushë pas minutës së 40 pas një arresti kardiak. Ai erdhi në jetë falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të skuadrës dhe ekipit mjekësor.
Tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjesti i njoftuar nga Lukaku është duartrokitur që prej momentit kur ai dha idenë.