DASH çon në Kongres listën me zyrtarët e shpallur non-grata, ndër to edhe ish-kryeministri Berisha me familjen

Departamenti Amerikan i Shtetit ditën e sotme ka publikuar zyrtarisht listën e personave të shpallur non-grata në SHBA.

Lista, e cila është publikuar në faqen zyrtare të DASH është dërguar në Kongresin amerikan, ndërsa në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë njoftimin përmes rrjeteve sociale. Pjesë e listës është edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, bashkëshortja Liri dhe dy fëmijët, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.

Berisha nga ana tjetër ka ngritur një padi ndaj Antoni Blinken në një gjykatë në Francë, ndërsa shton se vendimi është pa asnjë bazë konkrete.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *