Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një deklaratë zyrtare ku thuhet se mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përsa i përket anëtarësimit të këtyre dy vendeve në Bashkimin Europian.
Në këtë deklaratë thuhet se DASH po angazhohet në nivelet më të larta për të treguar se janë të përkushtuar drejt qëllimit që kanë vendet aspirante për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Deklarata Zyrtare
Zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara:
Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve.
We support the opening of EU accession negotiations with North Macedonia and Albania without delay. We are engaging at the highest levels of government to demonstrate our commitment to the aspirants’ European paths.
— Ned Price (@StateDeptSpox) June 10, 2021