Departamenti Amerikan i Thesarit mbështet përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të garantuar daljen e grurit ukrainas dhe rus në tregjet ndërkombëtare.
Përmes një deklarate për shtyp, Departamenti i Thesarit thotë se kjo redukton ndikimin negativ në tregjet ushqimore që shkaktoi sulmi i paprovokuar rus ndaj Ukrainës.
Mungesat e furnizimeve me drithëra nga Ukraina dhe Rusia për shkak të luftës, shkaktuan rritje të madhe të çmimeve nëpër botë.
Departamenti i Thesarit sqaron se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur asnjë sanksion ndaj prodhuesve rusë të ushqimeve, ndaj dhe rritja e çmimeve është krejtësisht pasojë e luftës.
o.j/dita