DASH: Nuk kemi asnjë indikacion se Kina mund të mbështesë Rusinë në pushtimin e Ukrainës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur sot se ata nuk kanë parë asnjë tregues se Kina po përgatitet të ndihmojë pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin ose të ndihmojë Rusinë në shmangien e sanksioneve.

“Ne po shikojmë çdo pjesë të informacionit që kemi”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Ne nuk kemi parë ende asgjë që të paktën të tregojë se Kina po merr një qasje të ndryshme kur bëhet fjalë për ndihmën e sigurisë, kur bëhet fjalë për përpjekjet për të ndihmuar sistematikisht Rusinë t’i shmanget sanksioneve,” tha ai.

Price tha se SHBA po “vazhdon të vëzhgojë” se çfarë bën Kina për Ukrainën ndërsa shtoi se vërejtjet e ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi tregojnë se Kina ka “një shkallë shqetësimi me atë që Rusia po bën në Ukrainë”.

Kujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Yi të premten në Kombet e Bashkuara dhe “theksoi implikimet nëse PRC [Republika Popullore e Kinës] do të ofronte mbështetje për pushtimin e Moskës të një shteti sovran”, sipas leximit të Departamentit të Shtetit të takim.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *