DASH vlerëson performancën e SPAK për vitin 2022: Ka arrestuar ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe prokurorë

Departamenti i Shteteve të Bashkuara (DASH) ka publikuar në blogun zyrtar DipNoten e mirënjohur: “Njohja e Kampionëve Anti-Korrupsion 2022” me autor Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ky vlerësim performance është rezultat i Strategjisë Globale të ShBA-së në “Luftën kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci Viti i Veprimit”, lançuar nga Presidenti Biden para një viti.

DASH nënvizon veçanërisht performancën pozitive të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK)

në këtë aspekt duke konkluduar: “Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”.

balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

 

Fillimi > -Kronikë

DASH vlerëson performancën e SPAK për vitin 2022: Ka arrestuar ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe prokurorë

10 Dhjetor, 2022 09:45DashMadhësia e tekstit:

Balkanweb app Get it on Google Play

 

 

Departamenti i Shteteve të Bashkuara (DASH) ka publikuar në blogun zyrtar DipNote-in e mirënjohur: “Njohja e Kampionëve Anti-Korrupsion 2022” me autor Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

 

Ky vlerësim performance është rezultat i Strategjisë Globale të ShBA-së në “Luftën kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci Viti i Veprimit”, lançuar nga Presidenti Biden para një viti.

 

 

DASH nënvizon veçanërisht performancën pozitive të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK)

në këtë aspekt duke konkluduar: “Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”. Pas takimit personal që Ndihmës Sekretari i DASH – autori i kësaj DipNote, pati edhe me Drejtuesin e SPAK, z. Arben Kraja, siguroi në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit se, SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *