Blerja e votës vijon të ndez tensionet mes palëve politike në vend. PD e LSI i mëshojnë fort vjedhjes së votave. Por kreu i LZHK ka surprizuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, i cili ka pohuar se edhe në Partinë Demokratike ka persona që blejnë vota. Dashamir Shehi u shpreh se PD nuk është e mbushur me ëngjëj, pasi kur ka qenë në pushtet ka kryer vjedhje të votave, por jo në këtë dimension sa është sot, duke ia faturuar fajin Ramës. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka kërkuar nga PD që t’i shkojë deri në fund betejës kundër shitblerjes së votave.
“Kjo nuk ëstë çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota. Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj.
Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension. Nuk është puna që dy tifozë, një i PD-së dhe një i PS-së dhe ky i PS-së është bujar dhe hedh pare për të mundur PD-në.
Nuk është puna kështu, sepse do të ishte shumë bukur. Puna është se ky i PS-së përdor shtetin, paratë e shtetit. Për mua krimi më i rëndë, është kjo e patronazhistëve. Ky është krimi më i madh, jo u shitën ca fukarenj aty e atje, nuk më shqetësojnë fare”.
Nuk të shqetëson fare?
“Jo, më shqetëson se ky ka marrë në pushtet 900 mijë njerëz dhe u ka vënë një aty për tu thënë se ju përgjoj unë ju, ju kam në dorë. Kjo është Sigurim Shteti, përgjim deri në qelizë. Kemi edhe vota të blera nga ana e milionerëve e…edhe këtej nga ana jonë ka, nuk më vjen mirë, por ka”.