DASH:Irani do të sanksionohet nëse i siguron drone Rusisë

Autoritetet amerikane do të shtojnë sanksionet kundër Iran-it nëse kjo e fundit vendos t’i sigurojë Rusisë drone luftarakë.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Ne kemi shprehur tashmë shqetësimin tonë në lidhje me ofrimin e teknologjisë së dronëve nga Irani. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën. Të gjitha sanksionet tona mbeten në fuqi”, u shpreh fillimisht Price.

Sipas tij, çdo operacion i tillë do të rezultojë në një numër sanksionesh të cilat janë rezervuar gjithashtu nga vende të tjera të botës.

Më herët, u bë e ditur se Irani po përgatitet t’i sigurojë Rusisë disa qindra dronë.

Bëhet fjalë për dronët luftarakë Shahed-191 dhe Shahed-129, të cilët mund të armatosen me raketa me precizion të lartë.

Një delegacion rus vizitoi aeroportin e Kashanit në Iranin qendror të paktën dy herë në qershor për të studiuar dronët, sipas “CNN”. /

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *