Dashnor Sula i bashkohet grupimit të Sali Berishës në fushatë për zgjedhjet 14 Majit

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i është bashkuar grupimit të ish kryeministrit Sali Berisha në fushatë për zgjedhjet e 14 Majit.

Ditën e sotme ai është shfaqur në një takim elektoral me demokratët e Peqinit në krah të kandidatit të primareve për këtë bashki Mustafa Pashja.

Sula ka mbështetur vazhdimisht daljen me një kandidat të demokratëve në zgjedhjet e 14 Majit për të forcuar mbështetjen ndaj kandidatëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *