Dashnor Sula ‘premton’: Shtesa ime e pagës do shkojë për Shoqatën e jetimëve në Peqin

Deputeti demokrat Dashnor Sula e cilëson të vonuar rritjen e pagave për administratës ndërsa nuk e justifikon rritjen për deputetët dhe qeverinë. Ai u shpreh se ka vendosur që shtesa e tij të shkojë për shoqatën e jetimëve në Peqin.

Sula: “Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti për gjuhën që përdoret. Dolën, folën, bënë politikë dhe atakuan të gjithë opozitën në një kohë kur nuk u kujtuan të thonë një fjalë të vetme, a po rritet rroga, jepni argumente. Unë jam këtu dhe do jap të miat. S’jam kundër rritjes së pagave të deputetëve e qeverisë por jam kundër në shifra kaq të mëdha ndërsa administrata, mësuesit e të tjerët kanë rritje simbolike.

Pagën e mësuesit 27 mijë lekë, e infermierit 22 mijë lekë. Në parlament ka deputetë që i shtojnë vlerën institucionit, ka të tjerë që e bëjnë të turpshëm që në mëngjes ngrenë duart për të votuar ligje e në darkë përfundojnë në qeli.

Çfarë kemi bërë që të rritet rroga? E keni bërë këtë vend të jetueshëm? Keni luftuar korrupsionin? Jo. E kemi ditur të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme? Jo. Çfarë bëjmë ne, 10 ditë pas zgjedhjeve mbyllemi në një sallë të shohim rrogat tona. Turp më të madh nuk ka. Të rrisim rrogën me 1.6 milionë brenda ditës na bën më të urryerit për njerëzit.

Nëse qëllimi është që deputetin ta shajnë lart e poshtë, bravo ju qoftë po e arrijmë. Po të kishim bërë rritjen e pagave vit pas viti, nuk do kishin ikur shqiptarët. Rritja e pagave për administratën është e vonuar dhe duhet të bëhet 1 orë e më parë.

Shtesa e pagës që unë përfitoj si deputet do të shkojë për Shoqatën e jetimëve në Peqin”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *