Dashnor Sula ka mbajtur fjalën në foltore, duke marrë edhe domate me vete, ku në një moment i është drejtuar mazhorancës: Populli i thjeshtë ha domate, ju biftek në Dubai.
“Populli i thjeshtë ha domate, biftek në Dubai. Sigurisht nga mazhorancaa u fol gjatë dhe prekin zërat e buxhetit. Ministrja e tha saktë që janë rritur të gjithë treguesit e buxhetit dhe pritshmëritë për vitin 2024. Po janë rritur, por pse nuk thua ti që është rritur edhe vjedhja edhe korrupsioni, keni gjysmën e mazhorancës në burg, por nuk i kujtoni.
Ministrja tjetër tha se kur keni qeni ju në pushtet nuk kishte turizëm, normal që nuk kishte se nuk ishin bërë akoma rrugët, tani po, tani që i bëri Evis Berberi, vijnë turistët. Ky është realiteti. Ju tentoni ti merrje mendjen qytetarëve me shifra, në një kohë që harroni se çfarë ndodh çdo ditë këtu. Shikoni në prill dhe maj, së shpejti do keni dy figura të larta para drejtësisë. A e dini ju ministre që 90% e domateve dhe produkteve të tjera vijnë nga importi, vijnë nga Kreta dhe Turqia.
Pse prodhimi në Shqipëri del më i lartë se në Greqi e Turqi, vjen për arsye të thjeshtë, për shkak të skemave të mbështetjes që ju duhet të jepni”, tha Sula