Dashuri si në filma/ Dua Lipa dhe Anwar Hadid urojnë njëri-tjetrin me fjalët me ‘të ëmbla’ në përvjetorin e lidhjes

SHBA/ Ditën e sotme Dua Lipa dhe Anwar Hadid festojnë dy vjetorin e lidhjes së tyre. Dyshja kanë publikuar sot në rrjetet sociale foto ‘të ëmbla’ ku zbulojnë se ato janë në kulmin e dashurisë së tyre.

I pari që ka postuar një foto në Instagram ka qenë Anwar Hadid dhe dedikimin e tij do ta dëshironte çdo vajzë në ditën e përvjetorit. Ai shprehet se Dua Lipa i ka ndriçuar ditët.

“Dy vite me këtë zonjën e dashur m’i ke ndriçuar ditët. Të dua,”- shkruan Anwar.

Krahas Anwar Hadid edhe Dua Lipa nuk ka hezituar ta urojë dashurinë e jetës së saj.

“Urime, urime dy vjetorin, të dua”,- kanë qenë fjalët e saj në një foto të publikuar në instastorin e saj.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *