Dashi: Dikush do të marrë një vendim dhe do të vijë te ju duke ju thënë të vërtetën. Kjo është një situatë që do të ndryshojë të gjithë rrjedhën e ngjarjeve dhe do t’ iu bëjë që t’i shihni gjërat me sy tjetër. Mund t’iu kenë mbajtur diçka të fshehtë, është diçka që e keni kuptuar prej kohësh megjithatë keni vendosur që të mos veproni ndaj saj.
Demi: Përgjatë gjithë muajit jetoni një ndjenjë frike përsa i përket marrëdhënieve. Për disa nga ju është frika që një marrëdhënie nuk është aq e qëndrueshme sa dëshironi, për disa të tjerë është një lidhje
që është rikthyer që mendoni se do të prishet nga momenti në moment dhe për ju të tjerët është frika që nuk do të keni më një marrëdhënie të qëndrueshme si ajo e mëparshmja. Për ata që po kalojnë një ndarje gjatë muajit, ky është momenti që do të kuptoni miqtë e vërtetë.
Binjakët: Për sa i përket dashurisë kërkoni diçka që të jetë e qëndrueshme dhe më këmbë në tokë. Ndjeni që nuk jeni në pozitat e duhura për marrëdhënien që keni. Dikush synon shumë larg ose nuk ju jep hapësirat e duhura për të qenë me të. Situatat ekonomike ndikojnë shumë në marrëdhënien tuaj. Kujdes vetëvlerësimin këtë kohë. Jo çdo gjë lidhet me lekët dhe jo çdo gjë rregullohet prej tyre.
Gaforrja: Nuk keni arritur të shkëputeni tërësisht nga një situatë emocionale e së shkuarës. Një marrëdhënie, ndjenjë ose një person me ndikim shumë të madh në jetën tuaj emocionale duket se i ka vënë bllokadë çdo fillimi të ri në mendjen tuaj. Ky ndryshim ka qenë shumë i fuqishëm dhe çdo lloj fillimi i
ri ju bën të mendoni ë gjithçka është shumë e vështirë dhe nuk mund ta arrini. Nëse do të keni forcën për të kuptuar që ajo që ju ka ndodhur ka qenë në të mirën tuaj, do të kuptoni shumë.
Luani: Fjalët që thuhen këtë periudhë kanë rëndesë të madhe emocionale. Një zemër e thyer ka bërë që dikush të flasë ashpër dhe hidhur dhe t’i shenjëstrojë njerëzit në çdo mënyrë. Ky person, qofshi ju ose dikush pranë jush, ka nevojë të shërojë shpirtin. Deri në atë moment, sjellja e tij/saj nuk do të ketë shumë ndryshim. Dëshironi të largoheni patjetër nga një ish partner/e që e vetmja gjë që bën është t’ju shqetësojë.
Virgjëresha: Do të arrini të menaxhoni kaosin në të cilin jeni, megjithatë kjo situatë kaotike do t’ju tregojë të vërtetën e shumë ngjarjeve. Për disa të tjerë, dashuria është gjëja e fundit në mendjen tuaj, sepse po ndodhin shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe nuk dini ku të përqendroheni më parë.
Peshorja: Peshoret janë të ndara në dy grupe. Te grupi i parë janë ata që do të kenë takime interesante dhe romantike gjatë muajit, por do të kuptojnë që dashuria për veten është ajo që ka rëndësinë më të madhe. Ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë ata njerëz që do të kuptojnë që kanë ikur nga një marrëdhënie e bukur dhe e rëndësishme që i plotësonte me të vërtetë.
Akrepi: Një person i shenjës së Ujorit ose Peshores ka rëndësi të veçantë në jetën tuaj. Për disa të tjerë është një person i shenjës së Dashit, Luanit ose Shigjetarit. Do të përpiqeni të vendosni një formë komunikimi me këtë person megjithatë ngjan si një vendim i vështirë.
Shigjetari: Këtë muaj do t’ iu realizohet një dëshirë, një plan ose do të vëreni se pasionet tuaja do tëndizen sërish. Ndieni se jeta po ju jep atë që meritoni. Universi duket se është në krahun tuaj dhe Karma po ju jep hakun atyre që ndjeni se ju kanë lënduar.
Bricjapi: Disa opsione dhe në fund të gjithë kësaj vetëm një zgjidhje. Është tërësisht e nevojshme dhe e pashmangshme nevoja për të marrë një vendim këtë muaj. Dikush në punë dëshiron vëmendjen tuaj, por duket se për këtë person ka konkurrencë. Për disa të tjerë, një interes emocional do t’ ju vërë përpara një zgjedhje.
Ujori: Do përpiqeni që të kuptoni dhe të dini më tepër, por sa herë që synoni për këtë informacion, hapet debat. Dikush është shumë protektiv, sidomos nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie të re. Kujdes! Disa nga ju janë duke idealizuar shumë një mundësi të re dhe nuk po i shohin paralajmërimet.
Peshqit: Vazhdoni më dëshirën për t’ u rikthyer tek diçka që ka përfunduar. Po mbani një qëndrim megjithatë dëshira është që të ktheheni sërish aty ku ishit. Mirë do të ishte te kthenit kokën nga e ardhmja dhe të kuptoni se çfarë po ju pret.