Banorët e “BBV” po zhvillojnë lojra me njëri-tjetrin dhe janë ndarë në çifte. Dea Mishel dhe Luizi janë bashkë në këtë lojë. Duke lexuar pyetjet ata duhet të përgjigjen dhe kështu ndodhi edhe me pyetjen “dashuria mes personave të të njëjtës gjini”.
Dea Mishel ngelet pak e zhgënjyer nga përgjigja e Luizit dhe e pyet “pse”. Luizi ia kthen se është “mendim im”.
“Kundër moj burrneshë, mos t’ia fillojmë tani të themi se Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin”, përgjigjet Luizi duke shkaktuar të qeshura me batutën e tij.
Dea Mishel nga ana tjetër u përgjigj që është pro dashurisë së personave me të njëjtën gjini.