‘Dashuria në ajër’/ Plas sherri me thika mes 7 të miturave në Athinë, pranga adoleshentes shqiptare

Një sherr i rrallë ka ndodhur mes shtatë vajzave të mitura në Athinë.

Vajzat kishin lënë një takim dhe më pas kanë debatuar për të dashurit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Sherri agravoi deri në përdorimin e thikave nga ana e adoleshenteve.

Mes personave të përfshirë në konflikt ishte edhe një 15-vjeçare shqiptare, e cila plagosi dy “rivale”.

Për pasojë, ajo u arrestua nga policia. Sipas informacioneve, një vajzë është plagosur në këmbë, ndërsa tjetra është plagosur më rëndë në bark.

Gjithashtu njëra është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

/Marrë nga:Lifo.gr/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *