Futbollisti kosovar i Zvicës, Granit Xhaka ka festuar ditëlindjen e 29-të. Mes urimeve të shumta, nuk mund të mungonin dhe fjalët e ndjera të bashkëshortes së tij Leonita Lekaj-Xhaka.
Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi të futbollistit ku shfaqet së bashku me dy vajzat e tyre.
“Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita krahas fotos në Instagram.
/Priza.al/