Jennifer Lopez dhe Ben Afflec festuan në mënyrën më të mrekullueshëm martesën e tyre, me një ceremoni përrallore të shtunën, në vilën e aktorit në Xhorxhia, të rrethuar nga familjarë, miq dhe sigurisht kolegë nga bota e spektaklit.
Çifti më i diskutuar i shoëbiz-it, i pagëzuar si “Bennifer” u martuan në Las Vegas disa javë më parë, në fshehtësi të plotë, por më pas vendosën të ndanin gëzimin e tyre me të tjerët dhe organizuan dasmën në një ambient vërtet fantastik, që kujtonte plantacionet e shekullit XIX të Jugut amerikan.
JLo ishte veshur me një fustan të bardhë magjik, të realizuar nga Ralph Lauren, ndërsa Affleck me një kostum shik.
50-vjeçari dhe 53-vjeçarja ishin fejuar fillimisht 20 vite më parë, por u ndanë në vitin 2003 dhe dasma u anulua. Secili krijoi më pas familjen e tij, JLo ka dy fëmijë me këngëtarin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka tre fëmijë me aktoren Jennifer Garner. Kjo e fundit mungoi në ceremoni, por aty ishin të pranishëm fëmijët, Violet 16-vjeçare, Seraphina 13-vjeçare dhe Sam 11-vjeçar. Krah tyre edhe dy binjakët e JLo, Emme dhe Max, të dy 14 vjeç.
Një mungesë që u dallua ishte ajo e vëllait të Ben, Casey Affleck, i cili tha se kishte impenjime të tjera prindërore në Los Anxhelos. Në dasmë nuk munguan miq të çiftit nga bota e Hollivudit, si Matt Damon, George Clooney, Jane Fonda, Renee Zellëeger dhe Jimmy Kimmel.