Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar gjysmëfinalja e dytë e festivalit “Kënga Magjike”. Krahas konkurimit, performancave live dhe shijimit të këngëve, në një moment ndodhi diçka shumë e bukur.
Gjatë një bashkëbisedimi mes moderatorit Ardit Gjebrea dhe dy anëtareve të jurisë Anxhela Faber dhe Kozeta Kurti, u zbulua se vitin e ardhshëm do të kemi dasmë. Kozeta Kurti konfirmoi se do të martohet në korrik të vitit 2023.
Ky lajm i bukur duket se u zbulua në mënyrë shumë spontante, teksa po komentohej kënga e një prej konkurentëve në kategorinë “New Artist”, Albit.
Biseda e plotë:
Kozeta Kurti: Dhe që unë mos të dukem gjithmonë si besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se nuk kam rënë në dashuri, nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…
Ardit Gjebrea: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në Korrik?
Kozeta Kurti: E kemi.
Ardit Gjebrea: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në Korrik do kemi dasmë!
Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.
Ardit Gjebrea: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thoja. Jeshile për dasmën, më falni për Albin konkurentin.