Gjatë ditës së djshme, nisën konsultimet për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen mes Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një takim me Ilir Metën, Oerd Bylykbashin. Po ashtu ai u takua dhe krerët e partive të vogla opozitare që propozuan datën 14 maj për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor.
Grupi i deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” , e kryesuar prej Fatmir Mediut ishin të fundit që ishin në zyrën e Begajt për datën e zgjedhjeve.
Takimet Bajram Begaj do i vijojë dhe gjatë kësaj jave, duke takuar sot kreun e grupit demokrat, Enkeledj Alibeaj dhe të enjten me Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Taulant Balla nga PS-ja.
Në çdo rast, data e zgjedhjeve do të vendoset mes 15 prillit dhe 15 majit. Megjithatë duket se politika po shkon drejt të dielës së fundit të këtij afati, që është 14 maj.