Skena shqiptare e filmit dhe teatrit do të kishte edhe një kolos dhe figurë të spikatur siç ishte aktori Ilia Shyti.
Ai u lind më 19 korrik 1929 në qytetin e Lushnjës, ku dhe u aktivizua qysh në radhët partizane e më pas, në vitet 1944-1950, me Lëvizjen Amatore Teatrore të qytetit të lindjes, ku edhe punoi si drejtor i Shtëpisë së Kulturës.
Njëkohësisht, ai bënte punën e regjisorit, të skenografit, gjithashtu interpretonte edhe si aktor. U dallua në olimpiadat teatrore si aktor i talentuar, çka në mënyrë të natyrshme, më 1951, falë talentit të tij, u tërhoq dhe u emërua aktor në “Teatrin Popullor” (sot Teatri Kombëtar).
Roli i tij i parë aty ishte ai i “xha Veliut” te “Vajza nga fshati”, e Fatmir Gjatës, më 1952. Ka luajtur shumë role të dyta, duke ravijëzuar karaktere e tipare të spikatur, njerëz të thjeshtë, të kategorive të ulëta sociale, por edhe nëpunës, intelektualë, të përzgjedhur nga shtresa të ndryshme sociale.
Spikati me rolin e “Vehpit” në dramën “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, duke krijuar një tip origjinal, si nga ana plastike ashtu edhe nga ana psikologjike.
I dha një pamje interesante dhe origjinale figurës së “Nikollaq Jorganxhiut” në komedinë “Karnavalet e Korçës”, të Spiro Çomorës, rivënë në skenë në vitin 1975 në “Teatrin Popullor”, pas asaj të vitit 1964, në të cilën theksoi karakterin prej kurnaci e tregtari.
Ilia Shyti do të ndahej nga kjo jetë më 26 nëntor të vitit 2003, por do të linte pas një bagazh të gjerë rrolesh, karakteresh dhe veprash që kanë mbetur në arkivën e artit dhe kinemasë shqiptare.
Filmografia
Dashuria e fundit (1995)
E diela e fundit (1993)
Unë e dua Erën (1993)……………………doktori
Vitet e pritjes (1989)…………………gjyshi i Gjonit
Djali elastik (1989)…………………….gjyshi i Arianit
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)………babai i Etlevës
Tre vetë kapërcejnë malin (1988)………… Zoti Xhezat
Këmishët me dyllë (1987)… ……………..Xha Vaso
Një vit i gjatë (1987)……………………………..Sekretari i partisë
Rrethi i kujtesës (1987)………………………….Vellai i Margarita Begollit
Botë e padukshme – (1987)………………..Osmani, daja i Astritit
Tela për violinë (1987)………………….babai i Muços
Gabimi (1986)………………gjyshi i Martinit
Kronikë e atyre netëve (1986)
Kur hapen dyert e jetës (1986) …………..profesori
Asgjë nuk harrohet (1985)………………..shoku Ziver
Shirat e vjeshtës (1984)…………………babai i Ilirit
Zambakët e Bardhë (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982)……….. Jorgji, Babai i Valit
Vëllezër dhe shokë (1982)………………. Kryetari i Komunës
Një vonesë e vogël (1982) ……………… Mësuesi në pension
Intendenti (1980………………………..xha Zeneli
Liri a vdekje (1979)…………………… Xha Cidhja
Në shtëpinë tonë (1979)……………………..komshija me furnelën në ballkon
Pranverë në Gjirokastër (1978)……………xha Petrua
Rrugë të bardha (1974)…………………..xha Rizai
Qyteti më i ri në botë (1973)…………………Gjyshi
Brazdat (1973 )…………………………përgjegjësi i ofiçinës
Yjet e netëve të gjata (1972)…………….Zekoja
Mëngjese lufte (1971)… ………………..Babai i Piros
Vitet e para (1965)……………………..Inxhinier Mborja
Toka jonë (1964)…………………………… Një nga fshatarët
Detyrë e posaçme (1963)………………… Kasem Zholja
Debatik (1961)………………………… Klienti i bezes
Furtuna (1959)………………………… Babai i Zanës
Tana (1958)…………………………………….Anëtari i kryesisë
Koncert në vitin 1936………………………….Xha Mihali, Profesori i Muzikës
Dollia e dasmës sime……………………Nurja i Xhakollarëve, babai i dhëndrit
Gëzhoja e vjetër………………………. Babai i Servetit
Vrasje në gjueti………………………..
Nga Mesi i Erësirës………………………………… Zoti Myrdar
Pesha e kohës…………………………. Babai i Kryetarit të Kooperativës
Ne vinim nga lufta…………………….. Zoti Avdyl
Nëntori i dytë………………………… Mullai i Beratit
Fije që priten ……………………….. Fshatari dëshmitar
Kohë e largët (1983)…………………….gurgdhendësi.
/Priza.al/