Takimi i radhës për iniciativën “Ballkani i Hapur” do të mbahet më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë.
Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Mësohet se Vuçiç do të qëndrojë me 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë kanë raportuar sot mediet serbe.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd. Mes kryeministrave u ra dakord që takimi i radhës të jetë në Shqipëri. Në Beograg për shkak të zgjedhjeve në Maqedoni, Zaev nuk mori pjesë për shkak të zgjedhjeve lokale që humbi.
/Priza.al/